Ballina Politika Reforma territoriale/ PD pret reagimin e ndërkombëtarëve në shtator, Boçi: Drafti i...

Reforma territoriale/ PD pret reagimin e ndërkombëtarëve në shtator, Boçi: Drafti i PS do të jetë i papranueshëm për ta

39
0

Partia Demokratike pret që faktori ndërkombëtar të kundërshtojë draftin e socialistëve për reformën territoriale në shtator. Deputeti Luçiano Boçi tha se propozimi i socialistëve do të jetë i papranueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, pasi bie ndesh me parimet e tyre.

“Ata janë me pushime dhe normal që nuk i cenojnë shumë pushimet për hallet tona. Por duhet një prononcim dhe jemi në pritje për një prononcim të faktorit ndërkombëtar. Heshtja është pranim, heshtja, por s’mund të flasim për heshtje sepse është kjo që ju e thatë që është një periudhë që nuk ka shumë zënë në politikë dhe në angazhim edhe të faktorit ndërkombëtar. Duhet pritur shtatori, rifillimi i një situate të re edhe në parlament”, tha Boçi në një studio televizive.

“SHBA dhe BE janë ata që e kanë monitoruar, e kanë mbështetur, por që edhe do mbajnë qëndrimet e tyre dhe unë gjykoj që, unë parashikoj që ky draft, ky projektligj, të jetë i papranueshëm për ta nga mënyra se si është servirur, nga mënyra si ka ardhur në parlament, nga mënyra si shkelmoi komisionin të insistuar nga ata dhe nga mënyra se si kërkon ta bëjë ndarjen e re territoriale në Shqipëri pa respektuar asnjë standard europian”, shtoi ai.

“Se vetë flisnim për standard europian, për kapacitete administrative, autonomi financiare. I harruan ato menjëherë, dolën thjesht te ndarja e numrave. Thoshin një bashki efiçente duhet të qëndrojë një jo, një bashki që është e varfër duhet t’i bashkohet një bashkie që ka resurse, që ajo ta ndihmojë në koston e shërbimeve. Por si mund të bashkosh ti bashki të varfra dhe të pretendosh që po krijon mirëqenie dhe pasuri? Jo! Do të rritet diskriminimi. Diskriminimi nis nga Tirana… Është një skemë thjesht elektorale e parapërgatitur që nuk do preki ndikimin e qeverisë, por është një skemë si magazinë më e perfeksionuar për të sjellë vota të përjetshme politike. Kështu është formula”.