Ballina Politika ‘Alabbar pranoi dështimin’/ Igli Cara: Skandali po fundos mashtrimin miliarda eurosh të...

‘Alabbar pranoi dështimin’/ Igli Cara: Skandali po fundos mashtrimin miliarda eurosh të Edi Ramës

99
0

Deputeti i Partisë Demokratike për Durrësin, Igli Cara, deklaroi në Syri TV, në një intervistë me Armela Ferkon, se deklarata e fundit e Mohamed Alabbar rrëzon narrativën e Edi Ramës dhe nxjerr në pah atë që opozita e ka denoncuar prej vitesh si aferën më të madhe korruptive në vend. Sipas Carës, heshtja e Edi Ramës dhe e qeverisë përballë këtij skandali është dëshmi e përgjegjësisë politike për një projekt që, sipas tij, ka vënë në rrezik pasurinë publike, Portin e Durrësit dhe miliarda euro.

Cara: Së pari dua t’ju falënderoj sepse kjo çështje duhet mbajtur ndezur çdo ditë. Dua të them që është një nga aferat më korruptive që ka njohur jo vetëm Shqipëria, padyshim Ballkani. Është Serbia rasti, projekti i Alabbar-it për lumin Sava që është kopje e këtij, nga ajo e kopjoi Edi Rama, por Europa nuk ka njohur kurrë një rast të tillë ku të falet një pasuri, një aset publik kaq i rëndësishëm sidomos për Shqipërinë, thjesht siç thatë e tha Rama, miku i tij. Ai e quajti në fakt një kompani luan, në fakt është një shoqëri, një satelit i tij, do të ishte e saktë, por gjërat rrodhën ndryshe siç ne e kemi deklaruar që në fillim. Në fakt, kam deklaruar që në dhjetorin e vitit 2020 për herë të parë, dhe në janar të 2021-shit dhe me radhë, kur u kalua ligji në fakt në tre ditë, në dhjetor të 2020-ës. Ne konstatuam që kishte shenja të qarta të abuzimit, sepse kurrë nuk mund t’i jepet një pasuri publike pa garë, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Aq më tepër në një vend si Shqipëria, që ka firmosur marrëveshjen e stabilizim-asociimit. Nuk mund të kurrë të trajtohet një pronë dhe t’i falet dikujt siç ndodhi në rastin e Alabbar-it. Por, për mos u ndalur te ato çfarë kemi thënë, se qytetarët po të hyjnë dhe të navigojnë do të shohin shumë deklarata që kemi bërë në këto vite. Por çfarë po ndodh tani? Janë katër ditë që Alabbar ka deklaruar që në këto ka bërë gabim në Shqipëri, pak a shumë. Atëherë pyetja është, ore çfarë ndodh tani me këtë projekt? Sepse ne kemi vënë në vështirësi portin tonë. Pra me letra ja kemi kaluar Alabbar-it që do të bëjë një projekt zhvillimor sipas tyre, rrezikojmë të mbetemi pa port kombëtar dhe mbi të gjitha investimi siç unë e parashikoj do të ndërpritet. Dhe çudi e trishtë, në katër ditë nuk kemi asnjë deklaratë zyrtare të një përfaqësuesi të qeverisë, se të Ramës jo e jo, se Ramën siç e shohim dhe nga pamjet është me pushime. Dhe pyetja është çfarë ndodh në Shqipëri, si ka mundësi që në një aferë të tillë qeveria hesht? Do të ishin të gjithë në alarm. Që të dielën duhet të ishte mbledhur qeveria. Sepse bëhet fjalë për miliarda euro që tani rrezikojmë që ne t’i humbasim. Dhe aq më tepër investitorët shqiptarë, familjet shqiptare që kanë investuar duke bërë dhe kontrata në ajër, pra pa u zhvilluar prona, tani rrezikojnë. Rrezikon Shqipëria. Atë çfarë ne kemi thënë si opozitë ndër vite është pikërisht atë që kemi thënë që Shqipëria po rrezikon. Ne kemi futur një pasuri kombëtare që vlen 3 miliardë euro, kemi falur tokë, taksat tona që janë gjithashtu 200-300 milionë euro të gjitha totale, kemi paratë që do të përdorim për portin e ri që pavarësisht ka paralajmëruar për arsye të korrupsionit që ka kjo qeveri dhe me radhë. Dhe pyetja është, ore po si ka mundësi që një aferë e tillë vjen një moment dhe kurrkush nuk mban përgjegjësi? Dhe një pyetje tjetër që vjen, po mirë po këto organet që quhen të… që shpresojnë shumë shqiptarët. Nuk dëgjojmë. Se çfarë po ndodh? Po si ka mundësi që opozita kërkon shpesh që të hapen hetime dhe hetimet nuk hapen kurrë? Para pak muajsh, e qytetarëve u kujtohet, ne si opozitë dhe unë personalisht kemi bërë një deklaratë pikërisht për atë çfarë ndodhi, pikërisht me portin e Durrësit, me zhytjen…

Se ka, ka disa çështje kjo. Ka probleme teknike, meqenëse këto janë ndër të fundit, probleme teknike, zhytjen 18 deri 28 centimetër. Ka problemet me aferën vetëvete dhe dilemat financiare, sa i përket projektit vetëvete po dhe asaj që ju thoni çfarë kolapsi mund të prodhojë, do ta ngremë pas pak këtë pyetje, për familjet shqiptare po dhe për ekonominë në tërësi, si shlyhen këto para që kanë paguar deri tani shqiptarët. Dhe e treta pastaj ndoshta dhe më e rëndësishmja dhe strategjikisht, është çfarë ndodh me portin. Portin e Durrësit. Nuk ka një Porto Romano, pezullohet ky projekt totalisht dhe çfarë ndodh me portin e Durrësit.