Ballina Sport ​Colo-Colo nënshkruan me portierin e Kupës së Botës, Vozinha

​Colo-Colo nënshkruan me portierin e Kupës së Botës, Vozinha

86
0

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, i cili u bë sensacion në Kupën e Botës, ka nënshkruar për Colo-Cola, njoftoi klubi kilian të hënën.

40-vjeçari është bashkuar me një kontratë gjashtëmujore, me mundësinë e një zgjatjeje njëvjeçare. Siç raportohet, pasi iu nënshtrua vizitave mjekësore më herët të hënën.

“Vozinha nënshkroi kontratën e tij dhe zyrtarishit u bë lojtar i ri i Colo-Colos”, publikoi klubi në X.

Ndërkohë, mediat kiliane raportuan se ai ka të ngjarë të debutojë më 16 gusht, kundër O’Higgins, ndërsa Colo-Colo kërkon të ruajë epërsinë e tyre në krye të Divizionit Premier Kilian.

Colo-Colo të premten iu dha leje Vozinha-s emri i vërtetë i të cilit është Josimar Jose Evore Dias, që të përdorë nofkën e tij futbollisitike në fanellë, pavarësisht rregulloreve në vendin e Amerikës së Jugut që e ndalojnë këtë.

Portieri ishte për herë të fundit te skuadra portugeze e divizionit të dytë, Chaves, dhe ka luajtur për klube në Angola, Qipro, Moldavi dhe Sllovaki.