Ballina Politika “Rrëmbim i pushtetit vendor nga Edi Rama”/ Reforma territoriale, Xhixho: Projekt korruptiv,...

“Rrëmbim i pushtetit vendor nga Edi Rama”/ Reforma territoriale, Xhixho: Projekt korruptiv, do shpopullimin

79
0

Partia e Lirisë kundërshton projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale, ku propozohet reduktimi i numrit të bashkive nga 61 në 46.

Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e quan ‘projekt korruptiv i rrëmbimit të pushtetit vendor nga Edi Rama dhe rilindja’.

Në një deklaratë për median nga selia e PL-së, Xhixho tha se ky projekt mbështetet në tre shtylla korrupsioni, pastrimi parave dhe betonizimi.

Xhixho rendit problematikat e draftit socialist. Ndryshe nga ky projekt, opozita propozon një reformë që i shërben direkt qytetarit, duke e vënë ate në qendër te kesaj reforme: krijimin e 100 bashkive, për t’i afruar institucionet me qytetarët dhe propozon referendum.

Shqipëria ka nevojë per te luftuar shpopullimin duke forcuar pushtetin vendor , më shume demokraci vendore, me shume pjesemarrje te qytetarë në vendimmarrje.

Ndaj ndryshimi i hartës territoriale nuk mund të bëhet me forcën e kartonit. Nuk mund të bëhet nga zyra e Edi Rames , kundër vullnetit të komuniteteve.

Prandaj çdo ndryshim i hartës administrative-territoriale duhet ti nënshtrohet vullnetit të qytetarëve, ndaj dhe vetëm Referendumi mbetet rruga më demokratike, më legjitime dhe më e drejtë për të vendosur për një reformë që prek drejtpërdrejtë jetën e çdo qytetari. Shqipëria ka nevojë për më shumë demokraci vendore dhe jo për më shumë centralizim.

Deklarata e Xhixhos:

Nga veriu në jug, Shqipëria sot është në këmbë per shkak te projektit korruptiv te rrembimit te pushtetit vendor nga Edi Rama dhe rilindja. Ky projekt mbeshtet ne tre shtylla , korrupsioni, pastrimi parave dhe betonizimi.

Drafti i ri administrativo-territorial i qeverisë Rama është një projekt që synon të zëvendësojë demokracinë lokale me kontrollin nga qendra e pushtetit. Një projekt që nuk e afron shtetin me qytetarin, por e largon qytetarin nga vendimmarrja.

Në vitin 2014 u premtua se do të kishim bashki më efikase, shërbime më pranë qytetarëve dhe më shumë autonomi vendore. Sot pranohet qe kjo reforme ka deshtuar : kemi mungese sherbimesh, nuk kemi autonomi lokale dhe kemi varësi te plote nga qeveria qendrore.

Sot kemi një pushtet vendor të dobësuar, bashki financiarisht të rrënuara, institucione që presin urdhra nga qeveria dhe qytetarë që për shumë shërbime duhet të drejtohen te ministritë, jo te institucionet që kanë zgjedhur me votën e tyre.

Qeveria ka marrë njëra pas tjetrës kompetencat e bashkive. U mori administrimin e ujësjellësve. U mori kontrollin real mbi zhvillimin urban përmes centralizimit të lejeve të ndërtimit. Ka kufizuar autonominë vendore dhe i ka kthyer bashkitë në zgjatime të pushtetit qendror.

Sot kemi bashki në prag të falimentit, kryebashkiakë në dyert e drejtësisë për korrupsion galopant, qytetarëve u është rrëmbyer prona, vendit i janë grabitur pasuritë natyrore, po i shkatërrohen me firmën e pushtetit objektet e trashëgimisë kulturore, nderkohe qyteteve u janë betonizuar qendrat e bregdeti.

Sot konsensusi politik i kerkuar edhe nga partnered nderkombetar është zëvendësuar me fashistizimin politik, që i ka bërë bashkitë të varura direkt nga zyra e Ramës.

Dështimi i kësaj qeverisjeje vendore shihet para së gjithash te shpopullimi i vendit. Shqipëria po zbrazet. Shifrat janë alarmante. Nga viti 2014 deri në vitin 2023, Shqipëria ka humbur 1 milion banorë. Sot, 37% e familjeve shqiptare janë prekur nga emigracioni. 70% e atyre që janë larguar e kanë bërë për arsye ekonomike, 16% për bashkim familjar, 6% për arsim dhe 8% për arsye të tjera.

Këto nuk janë thjesht shifra. Janë familje të ndara, fshatra që po boshatisen, qytete që humbin energjinë e tyre dhe komunitete që po mbeten pa mjekë, pa mësues, pa profesionistë dhe pa të ardhme.

Në vend që te luftoje kete dram te madhe kombetare, qeveria propozon një tjetër ndryshim administrativ që eshte ne vijim te agendes se saj te shpopullimit te vendit .

Sot kërkohen te reduktohen Bashkite nga 61 ne vetëm 46 Bashki, me mesatare 50 mijë banorë për Bashki.

Po cfare standarti ka Europa per pushtetin lokal?

Sllovenia, me 2.1 milion banorë, ka 212 Bashki, afërsisht 1 Bashki për 10 mijë banorë.

Italia ka rreth 8 mijë njësi vendore për 60 milion banorë, me mesatare rreth 7500 banorë për Bashki.

Franca ka 34 mijë njësi vendore për 70 milion banorë, me mesatare rreth 2500 banorë për Bashki.

Gjermania ka rreth 11 mijë njësi vendore për rreth 84 milion banorë, me mesatare 7500 banorë për Bashki.

Shtete shume të organizuara, shumë të pasura, me infrastrukturë të shkëlqyer dhe shërbime efektive , synojnë ta afrojnë gjithnjë e më shumë pushtetin pranë qytetarit.

Ndërsa Rama, në shtetin e shkatërruar, me infrastrukturë te degraduar, me shërbime që mungojnë masivisht, zvogëlon numrin e Bashkive për të realizuar objektivat e tij, që plaçkitja të përqendrohet në më pak duar dhe shpopullimi të realizohet me shpejtësi shumë më të madhe.

Drafti i mazhorancës është shume problematik sepse:

– largon administratën nga qytetarët, veçanërisht në zonat rurale dhe malore;

– krijon bashki më të mëdha, më burokratike dhe më pak të kontrollueshme nga komunitetet;

– dobëson përfaqësimin e zonave dhe komuniteteve lokale;

– rrit varësinë financiare dhe politike të bashkive nga qeveria qendrore;

– nuk sjell decentralizim, por centralizim të mëtejshëm të pushtetit;

– nuk zgjidh problemet financiare të bashkive, por rrezikon t’i thellojë ato;

– nuk lufton korrupsionin në pushtetin vendor, por krijon më shumë përqendrim vendimmarrjeje dhe më pak kontroll qytetar;

– ka lejuar një model zhvillimi që ka sjellë betonizimin e qendrave urbane, cenimin e hapësirave publike, grabitjen e pasurive natyrore dhe presionin mbi pronat e qytetarëve;

– rrezikon të zhdukë identitetin historik dhe administrativ të shumë zonave të vendit.

Sot problemi më i madh është mungesa e transparencës, mungesa e kontrollit dhe përdorimi i pushtetit vendor si instrument politik.

Ndryshe nga ky projekt, opozita propozon një reformë që i shërben direkt qytetarit, duke e vënë ate në qendër te kesaj reforme:

– krijimin e 100 bashkive, për t’i afruar institucionet me qytetarët;

– decentralizim real dhe rikthim të kompetencave te pushteti vendor;

– autonomi më të madhe financiare dhe administrative për bashkitë;

– përfaqësim më të drejtë të zonave rurale dhe komuniteteve lokale;

– mbrojtje të identitetit historik dhe kulturor të krahinave;

– zhvillim më të balancuar territorial, jo përqendrim të investimeve vetëm në disa qendra;

– transparencë dhe kontroll më të madh qytetar mbi pushtetin lokal.

Shqipëria ka nevojë per te luftuar shpopullimin duke forcuar pushtetin vendor , më shume demokraci vendore, me shume pjesemarrje te qytetarë në vendimmarrje.

Ndaj ndryshimi i hartës territoriale nuk mund të bëhet me forcën e kartonit. Nuk mund të bëhet nga zyra e Edi Rames , kundër vullnetit të komuniteteve.

Kjo reformë duhet të jetë e qytetarëve dhe jo e një partie.

Prandaj çdo ndryshim i hartës administrative-territoriale duhet ti nënshtrohet vullnetit të qytetarëve, ndaj dhe vetëm Referendumi mbetet rruga më demokratike, më legjitime dhe më e drejtë për të vendosur për një reformë që prek drejtpërdrejtë jetën e çdo qytetari.

Shqipëria ka nevojë për më shumë demokraci vendore dhe jo për më shumë centralizim.