Ballina Politika “Të gjithë punonjësit e bashkisë janë në shesh”/ Kryebashkiaku socialist, kundër Ramës...

“Të gjithë punonjësit e bashkisë janë në shesh”/ Kryebashkiaku socialist, kundër Ramës për ndarjen e re territoriale

133
0

Kryetari socialist i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dalë kundër propozimeve për ndarjen e re territoriale, ku sipas draftit të Partisë Socialiste parashikohet shkrirja e 15 bashkive në vend, mes tyre edhe bashkia që ai drejton.

Gjatë një fjalimi të tij në protestën që zhvillohet për të disatën ditë në Divjakë, Gorrea tha se punonjësit e bashkisë janë pjesë e kundërshtimit ndaj kësaj nisme.

Kryebashkiaku socialist theksoi se shumë prej punonjësve të administratës bashkiake janë pjesë e protestës, pasi sipas tij rrezikojnë vendet e punës në rast të një riorganizimi territorial.

“Të gjithë punonjësit e bashkisë janë me ju, janë me ne, janë edhe këtu. Në të kartër ditët prania jonë ka qenë e konsiderueshme, protesta është e bukur. Por ne nuk do ti lënë shërbimet. Patjetër që shumë nga ata i keni këtu. Të ndajmë disa momente. Po mundohem tju tregoj dy gjëra, duke sharë njëri tjetrin kjo nuk e ndreq punën. Çdo punonjës i bashkisë edhe personalisht është më i ndjerë personalisht sepse në fund do humbë punën.

Ata janë bashkë me ne, ishin ditën e parë, nuk ia kam kërkuar sepse kemi edhe punë të tjera, por këtu gjysma juaj janë ata. Veprimet dhe kërkesat tuaja politike drejtojeni në vend tjetër. Këtu kemi një qëllim, Divjaka bashki.

Të gjitha keqkuptimet, të gjitha dëshirat e tjera që keni gjeni një vend tjetër. Këtu tia lëmë këtë shesh bashkisë Divjakë. Mos më akuzoni asnjë punonjës të bashkisë së te gjithë janë me ju dhe këtu do jemi derisa të ruajmë këtë bashki”, tha Josif Gorrea.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, nga sheshi qytetarët dëgjohen të thonë “ta bëjmë si Poliçani”.

Kujtojmë që pak ditë më parë në Poliçan në formë protestë kundër ndarjes së re territoriale, socialistët dogjën teserat e partisë, ndërsa kryetari i PS në këtë qytet dhe dorëheqjen.