Ballina Aktualitet SHBA miraton kredinë prej 302 milionë $ për Shqipërinë

SHBA miraton kredinë prej 302 milionë $ për Shqipërinë

59
0

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF).

“Kjo kredi do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, i cili parashikon që shpenzimet për mbrojtjen të arrijnë në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035′ thuhet në njoftimin e DASH.

Më tej njoftimi i DASH shton se “Kredia FMF do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke mbështetur blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë amerikane dhe duke forcuar aftësinë e Europës për të marrë një rol më të madh në mbrojtjen e saj”

Si aleate e NATO-s, Shqipëria ka qenë e koordinuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë edhe si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump.