Ballina Lifestyle Helen Flanagan mahnit fansat me fotot seksi, shfaqet pa sytjena dhe me...

Helen Flanagan mahnit fansat me fotot seksi, shfaqet pa sytjena dhe me xhinse të zgjidhura

52
0

Helen Flanagan i emocionoi fansat teksa hoqi sytjenat dhe zgjidhi xhinset për disa foto shumë seksi. Aktorja mahnitëse, 35 vjeçe, është e njohur për pozat e saj provokuese dhe fotot e fundit i kanë bërë ndjekësit e saj të çmenden.

Në Instagram, ish-ylli i serialit Coronation Street u shfaq e ulur mbi banakun e kuzhinës, ndërsa në sfond dukeshin dollapët rozë. Duke treguar buzëqeshjen e saj të shkëlqyer, Helen kishte veshur një bluzë të bardhë të shkurtër “Playboy”, e cila i nxirrte në pah barkun e tonifikuar.

Për t’i dhënë edhe më shumë hijeshi pamjes, ajo nuk kishte veshur sytjena dhe kishte lënë të hapura edhe xhinset në mënyrë joshëse. Përveç një fotografie tërheqëse, ylli i serialeve ndau edhe një video të shkurtër ku pozonte në mënyra të ndryshme sensuale, shkruan The Sun.

Më pas, Helen zbuloi se fotot ishin bërë në shtëpinë e mëparshme të familjes, ku ajo kishte jetuar me ish-partnerin e saj Scott Sinclair, 37 vjeç, dhe nga e cila së fundmi u detyrua të largohej.

Ylli i Celebs Go Dating shkroi: “Më mungon kuzhina ime rozë.”