Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka emëruar Edmond Kaloshin në krye të Prokurorisë së Durrësit, pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes për drejtuesin e ri të institucionit.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të enjte, ku KLP shqyrtoi kandidaturat në garë për drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.
Në garë ishin prokurorët Edmond Kaloshi dhe Suela Beluli. Sipas vlerësimit të KLP-së, Kaloshi u rendit i pari me 458 pikë, ndërsa Beluli u vlerësua me 388 pikë.
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe shqyrtimit të kandidaturave, Këshilli vendosi emërimin e Edmond Kaloshit si drejtues të ri të Prokurorisë së Durrësit.







