Ballina Aktualitet “Duam dorëheqjen e kryeministrit më të korruptuar në Evropë”/ Aktivisti: Mashtruan popullin...

“Duam dorëheqjen e kryeministrit më të korruptuar në Evropë”/ Aktivisti: Mashtruan popullin për 35 vite…

71
0

Një nga aktivistët pjesëmarrës në protestë foli nga podiumi para Kryeministrisë duke ironizuar politikën dhe qeverinë, se sa të “bukur” e kishin shndërruar Shqipërinë me investime, porte, aeroporte dhe të mira gjithandej.

Ai tha se kjo klasë politike për 35 vite kishte mashtruar dhe populli tani nuk i besonte më. Aktivisti apeloi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që e cilësoi si më të korruptuarin në Evropë.

“Kjo është Shqipëria e premtuar nga këta njerëz dhe që kurrë nuk erdhi, kjo Shqipëri e premtuar nga kjo klasë politike e korruptuar, por ju keni humbur besimin tek kjo klasë politike. Shqipëria jonë është një vend me fusha, male dhe det, ndaj ajo është e jona dhe u themi këtyre: Ju erdhi fundi! Dhe pas 35 vitesh me premtime të pambajtura ne jemi këtu dhe ju themi se nuk ju besojmë më”, tha ai.

Qytetari vijoi fjalimin e tij duke apeluar për rrëzimin e kësaj qeverie të korruptuar dhe që për vendin të vendoste vetëm sovrani.

Gjithashtu kërkoi ndryshime kushtetuese për një barazi ligjore dhe politike për të gjithë.

“Ky vend ka nevojë për ne më shumë se kurrë dhe t’i tregojmë politikës së korruptuar se ne jemi sovrani në këtë vend. Ndaj i themi se duam dorëheqjen e kryeministrit më të korruptuar në Evropë dhe duam ndryshime kushtetuese, të dëgjohen sovrani në këtë vend, që jemi ne dhe të mos vendosi njerëz të padenjë në Parlament. Ne meritojmë të drejta dhe liri të barabarta. Zoti i bekoftë shqiptarët. Ju erdhi fundi”, përfundoi ai.