Ballina Kronika DURRES/ Humb jetën 40 vjeçari, ndërsa punonte në një kantier ndërtimi

DURRES/ Humb jetën 40 vjeçari, ndërsa punonte në një kantier ndërtimi

116
0

Një puntor ka humbur jetën rreth orës 15.00 ndërsa punonte në një kantier ndërtimi. Lajmin e ka bërë të ditur policia  në një informacion paraprak duke sqaruar se fillimisht 40 vjecari me inicialet E.L ka humbur ndjenjat dhe menjehere është dërguar për ndihmë në spitalin e Durrësit, Po sipas policisë 40 vjecari nuk ka mundur të mbijetojë dot megjithë ndihmën që I është dhënë nga mjekët, gjithnjë sipas policisë. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.