Një përleshje fizike është regjistruar ditën e sotme në zonën e urës së Plepave, në Durrës, ku disa persona janë përfshirë në një përplasje të fortë në mes të rrugës, duke shkaktuar tension dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.
Në pamje shihen një grup të rinjsh teksa godasin njëri-tjetrin, ndërkohë që thuhet se konflikti i cili në pak minuta degradoi në grushte ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me përparësinë e kalimit në urë.
Sipas asaj që qytetarët kanë thënë mësohet se dy prej personave që u përfshinë në konflikt janë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali. Për disa minuta, përplasja ka krijuar tension në zonë dhe ka penguar lëvizjen normale të automjeteve në këtë segment rrugor.







