Ballina Aktualitet Aktivisti Edison Lika: Rama në burg, Belinda në burg. Qeveria ka nisur...

Aktivisti Edison Lika: Rama në burg, Belinda në burg. Qeveria ka nisur numërimin mbrapsht. Sheshi plot, përgjigje për ata që mendojnë se protesta do të shuhet deri në shtator!

41
0

Aktivisti Edison Lika ka marrë fjalën në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit janë mbledhur për të 69-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Lika deklaroi se protesta vijon të ruajë të njëjtën energji si në ditën e parë, pavarësisht kohëzgjatjes së saj. “Rama në burg, Belinda në burg. E kush do ta mendonte që pas 69 ditësh rezistencë, ky shesh do të kishte të njëjtën energji si ditën e parë”, u shpreh ai. Aktivisti iu përgjigj edhe zërave që, sipas tij, kanë parashikuar zbehjen e protestës me afrimin e shtatorit.

“Dhe atyre që thonë se këtë protestë nuk e zë shtatori, u themi: e keni gabim. Rama dhe qeveria e tij kanë nisur numërimin mbrapsht. Dorëheqje!”, deklaroi Lika. Në përfundim të fjalës së tij, ai ftoi protestuesit të brohorisnin në kor sloganin: “Rama, jep dorëheqjen!”, i cili u përsërit nga të pranishmit para godinës së Kryeministrisë.