Ballina Lifestyle Ashley Roberts mahnit me linjat trupore gjatë pushimeve në Barbados

Ashley Roberts mahnit me linjat trupore gjatë pushimeve në Barbados

49
0

Ashley Roberts u shfaq në formë mahnitëse teksa publikoi të enjten në Instagram një sërë fotografish nga pushimet e saj të fundit në Barbados.

Këngëtarja 44-vjeçare dhe ish-anëtarja e grupit Pussycat Dolls ekspozoi barkun e tonifikuar me një bikini të bardhë, ndërsa shijonte një luhatëse pranë detit.

Ajo gjithashtu pozoi me një palë bikini të vogla me motive të Brazilit dhe një bluzë, pasi njoftoi se grupi i vajzave do të performojë atje në muajin tetor, shkruan Daily Mail.

Ashley shfrytëzoi kohën për t’u çlodhur para nisjes së turneut, duke pirë ujë kokosi dhe duke lexuar një libër nën rrezet e diellit.

Ylli u kujdes të mos linte pas dore as aktivitetin fizik dhe mirëqenien, duke ndarë video ku kërcente me litar dhe meditonte.

Ajo e shoqëroi publikimin me mbishkrimin: “Barbados, nuk dua të largohem kurrë nga ti.”