Ballina Politika PD denoncon mbetjet toksike në Durrës, Cara: Analizat faktuan se janë të...

PD denoncon mbetjet toksike në Durrës, Cara: Analizat faktuan se janë të rrezikshme

55
0

Pas analizave të kryera në laboratorin e Italisë,  102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme që janë depozituar në Porto Roman, kanë rezultuar të rrezikshme, por qeveria dhe bashkia nuk ka marrë asnjë masë. Denoncimi u bë këtë të premte, nga deputeti i qarkut të Durrësit të PD, Igli Cara,  i cili në një dalje për mediat nga Porto Romano, pranë zonës ku po mbahen mbetjet, tha se tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm më dyshim hipotetik por me fakte nga laboratorë europian, duke theksuar se  në këtë rast, legjislacioni shqiptar dhe BE parashion që mbetjet ti nënshtrohen proceduarave të rikuperimit dhe stabilizimit, por asgjë e tillë s’ka ndodhur, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Cara bën përgjegjës direkt për situatën bashkinë e Durrësit, dhe ministrinë e mjedisit

Cara i drejtoi edhe disa pyetje publike kryebashkiakes Emiriona Skao dhe ministrit të mjedisit Sofian Jaupaj.

Anija me 102 kontejner mbetjesh toksike mbahet prej gati 2 vitesh në Porto Romano, në një pronë të menaxhuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Këto mbetje ngritën një alarm ndërkombëtar, pasi u eksportuan sipas Prokurorisë së Durrësit në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. Vetë banorët kanë protestuar disa herë dhe kanë kërkuar tërheqjen e tyre k nga Durrësi, por qeveria dhe bashkia nuk kanë marrë asnjë masë për  zgjidhjen e çështjes që rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e tyre.