Ballina Kronika Kapet autori i dyshuar i vrasjes në Korçë, arrestohet pas disa orësh...

Kapet autori i dyshuar i vrasjes në Korçë, arrestohet pas disa orësh kërkime

60
0

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur në Korçë.

Pas disa orësh kërkime, efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe kapur autorin në afërsi të banesës së tij.

I dyshuari është identifikuar si Kristian Sterjo, i cili eshte shoqëruar në komisariat. Pas shoqërimit, policia pritet të vijojë me procedurat e mëtejshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë tronditi qytetin e Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar motivin dhe rrethanat e vrasjes..