Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat, teksa Ergys Marku po kryente një manovër me automjetin e tij. Gjatë manovrës, automjeti ka goditur vajzën e tij 4-vjeçare, A.M.
Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, e mitura ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar dinamikën e aksidentit tragjik.







