Banorët e Divjakës kanë vijuar edhe mbrëmjen e së hënës protestën kundër projektit për bashkimin e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës.
Pavarësisht ditës së pushimit, qytetarët kanë dalë sërish në rrugë, duke kërkuar që Divjaka të ruhet si njësi e veçantë e pushtetit vendor.
Në të njëjtën kohë, vijon mbledhja e firmave për peticionin që pritet t’u dërgohet institucioneve shtetërore.
Banorët shprehen të vendosur ta vijojnë protestën deri në tërheqjen e projektit për shkrirjen e Bashkisë Divjakë.







