Ballina Sport Ndryshime në administratën e Dinamos

Ndryshime në administratën e Dinamos

56
0

Dinamo ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në strukturën administrative të klubit. Andi Verçani është emëruar Drejtor i Komunikimit, duke marrë përsipër një rol me peshë në organizimin dhe imazhin e klubit kryeqytetas.

Verçani është një emër i njohur në ambientin e futbollit shqiptar, veçanërisht për eksperiencën e tij në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku për pesë vite ka punuar në sektorin e komunikimit dhe ka mbajtur postin e drejtorit të PR-it.

Pas një eksperience disa-vjeçare në FSHF, Verçani zgjodhi të shkëputej përkohësisht nga angazhimet e drejtpërdrejta në futboll, por jo nga pasioni për të. Tashmë ai rikthehet në një rol drejtues, këtë herë si pjesë e strukturës së Dinamos.

Klubi dinamovit i ka besuar drejtimin e komunikimit, me synimin për t’i dhënë një tjetër impuls imazhit të klubit dhe për të forcuar marrëdhëniet me mediat, gazetarët, tifozët dhe komunitetin e futbollit.

Me eksperiencën e fituar në FSHF dhe njohjen e mirë të realitetit të futbollit shqiptar, Andi Verçani nis kështu një kapitull të ri profesional, tashmë në krye të komunikimit të Dinamos.