Ballina Aktualitet “Rama iku me gushtin!”, aktivisti Edison Lika nga protesta: Shtatori do të...

“Rama iku me gushtin!”, aktivisti Edison Lika nga protesta: Shtatori do të bëjë gati valixhet e kryeministrit për largim nga pushteti

59
0

Aktivisti Edison Lika, nga protesta para Kryeministrisë, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se lëvizja qytetare nuk është ndalur pavarësisht përpjekjeve për ta shuar atë.

“Iku Rama me gushtin. Fillimi i shtatorit nuk do të shënojë vetëm uljen e temperaturave, por do të bëjë gati edhe valixhet e Ramës nga pushteti. Dorëheqje!”, u shpreh Lika. Ai deklaroi se përpjekjet për të ndalur protestën kanë prodhuar, sipas tij, efektin e kundërt.

“Kam bërë çdo gjë për ta fikur këtë protestë, por ajo ndezi zjarrin e shpresës së shqiptarëve. Këtë zjarr ata nuk e fikin dot”, tha aktivisti. Lika akuzoi gjithashtu qeverinë për përpjekje për të përçarë protestuesit, duke i ndarë në grupe të ndryshme.

“Kanë tentuar çdo lloj përçarjeje, të na ndajnë në çdo lloj grupimi, por jemi më të bashkuar se kurrë kundër këtij regjimi”, deklaroi ai. Në vijim, aktivisti theksoi se protestuesit i bashkojnë shumë kauza të përbashkëta, duke veçuar Himnin e Flamurit, me të cilin, sipas tij, hapet çdo ditë protesta.