Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u rikthyer më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndër brohoritjet e dëgjuara kanë qenë: “Ju erdhi fundi!”, “Revolucion!”, “O milet, Rama ka siklet!” dhe “Arrestoni Mirlindën!”.
Protestuesit kanë kënduar gjithashtu këngë patriotike, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen protestave.
Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 74-të radhazi, e cila prej javësh vijon në Tiranë me kërkesa për ndryshime politike.
Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe hetimin e kreut të qeverisë nga SPAK.
Protestuesit vijojnë lëvizjen në bulevard, ndërsa tubimi shoqërohet me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë.







