Pamjet ajrore me dron të marra gjatë protestës masive para godinës së Kryeministrisë kanë fiksuar një mesazh të fuqishëm simbolik të lënë nga mijëra qytetarët dhe bashkatdhetarët e ardhur nga diaspora.
Në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë një flamuri të madh kombëtar kuq e zi dhe të rrethuar nga turma e protestuesve, është shkruar me shkronja gjigante të bardha mbi asfalt mesazhi: “JEMI NJË!”
Kjo thirrje pasqyron bashkimin e shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës në këtë qëndresë qytetare, duke përçuar mesazhin e unitetit dhe solidaritetit kombëtar.