Ballina Lifestyle Vetëm 100 mijë euro?/ Zbulohet kontrata sekrete e Ronaldos dhe Georginës, çfarë...

Vetëm 100 mijë euro?/ Zbulohet kontrata sekrete e Ronaldos dhe Georginës, çfarë ndodh me pasurinë në rast divorci?

46
0

Pas martesës së Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez, është bërë publike një dokument që zbulon detaje nga marrëveshja e tyre paramartesore.

Çifti thuhet se u martua në një ceremoni intime në vilën e Ronaldos, me vlerë rreth 30 milionë paund, në Quinta da Marinha të Cascais. Në ceremoni morën pjesë vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e çiftit.

Sipas certifikatës së martesës, Ronaldo dhe Georgina kanë zgjedhur regjimin e ndarjes së pasurisë. Në rast divorci, secili do të mbajë pasuritë e regjistruara në emrin e tij, ndërsa vetëm pronat e regjistruara në emër të të dyve do të ndahen.

Marrëveshja synon të mbrojë pasurinë ekzistuese dhe të ardhurat e ardhshme të futbollistit, ndërsa Georgina ka edhe aktivitetet e saj në modelim, modë, aktrim dhe rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, të pasqyruara edhe nga “Marca”, marrëveshja parashikon që Georgina të përfitojë 100 mijë euro në muaj në rast divorci. Kjo klauzolë raportohet se është vendosur pas lindjes së vajzës së tyre, Alana Martina, për të garantuar sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve.

Gjithashtu, pretendohet se një vilë e Ronaldos në zonën luksoze La Finca të Madridit, me vlerë rreth 6 milionë euro, është transferuar në emër të Georginës.