Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave dhe ndjekësve në rrjetet sociale me një fushatë të re të markës së saj të modës, Khy.
29-vjeçarja u shfaq nudo në imazhet promovuese të bashkëpunimit të radhës të markës së saj me kompaninë e këpucëve Gia Borghini, duke mbajtur në fokus një palë sandale nga koleksioni i ri.
Në fotot e publikuara në Instagram, Jenner shfaqet pa rroba, ndërsa flokët e saj të gjatë të zinj mbulojnë një pjesë të trupit. Paraqitja provokuese ka tërhequr menjëherë vëmendjen e rrjetit.
Jenner tregoi se bashkëpunimi ishte një zgjedhje e natyrshme për të, pasi ka përdorur prej vitesh këpucët e Gia Borghini.
“Kam veshur Gia Borghini për vite me radhë, kështu që ky bashkëpunim më dukej si zgjedhja e duhur”, shkroi ajo, duke shtuar se kishte pasur mundësinë të krijonte “këpucët e ëndrrave” për Khy.
Sipas Jenner, këpucët janë punuar me dorë në Itali dhe çdo detaj është ripunuar disa herë, derisa ajo të ishte e kënaqur me rezultatin final.
Fushata e re është kthyer në një tjetër moment të bujshëm për sipërmarrësen dhe markën e saj, duke bërë që imazhet të marrin vëmendje të madhe online.






