Ballina Politika ‘Rama po centralizon pushtetin’, Alimehmeti: Reforma territoriale bëhet për interesa elektorale

‘Rama po centralizon pushtetin’, Alimehmeti: Reforma territoriale bëhet për interesa elektorale

77
0

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive deklaroi se ndryshimet e reja territoriale synojnë centralizimin e mëtejshëm të pushtetit.

Sipas Alimehmetit, reforma e vitit 2015 ka dështuar të rrisë efikasitetin dhe ka sjellë më pak shërbime për qytetarët, ndërsa administrata është zgjeruar.

“Me zmadhim, nuk po na rritet efikasiteti, po na bie”, u shpreh ai.

Alimehmeti kritikoi edhe kryetarët socialistë të bashkive që kundërshtojnë ndryshimet vetëm në momentin e fundit, duke i cilësuar reagimet e tyre si të motivuara nga interesa personale.

Ai theksoi se shërbimet duhet të jenë sa më pranë qytetarëve dhe akuzoi qeverinë se po ndjek të njëjtën politikë centralizuese në disa fusha.

Alimehmeti:

Po e nis nga këtu në fund, ose këta po e vendosin, kështu që kjo është e drejtë që ta nisim nga hallka e parë e zinxhirit. Arsyeja pse Rama është duke vendosur një ndryshim të hartës, se ky është ndryshim, fillimisht ta quajmë fjalës reformë. Se në qoftë se do ta quash reformë duhet të na thoshe herën e parë pse dështoi e para. Pra, pse ishte e nevojshme kjo reforma, ku ishin dështimet e të parës, e të tjera e të tjera. Ne mbas kësaj fjalës reformë shohim zakonisht gjithmonë, prishje gjithmonë e më të vazhduar. Reformë në drejtësi, reformë këtu, reformë atje, me këtë fjalë po abuzohet; reformë zgjedhore, reformë territoriale e me radhë. Dëshira e tij është që të centralizojë gjithmonë e më shumë pushtet. Dhe nga ky drejtim ta përdorë atë për arsye puro elektorale. Kjo është arsyeja e tij bazë dhe t’i ketë sa më afër dhe sa më pak njerëz ata që janë të zgjedhur nga njerëzit. E në fund fare të mbetet vetëm ai, pra kjo është ëndrra e tij përfundimtare.