Ballina Kuriozitete El Niño po ndryshon sjelljen e kafshëve: Zogj nga Amerika e Jugut...

El Niño po ndryshon sjelljen e kafshëve: Zogj nga Amerika e Jugut po shfaqen në Panama

54
0

Një fenomen shumë interesant po vërehet në brigjet e Panamasë. Zogj detarë që normalisht jetojnë pranë ujërave të ftohta të Perusë dhe Kilit janë shfaqur me qindra shumë më në veri, në Gjirin e Panamasë.

Shkaku duket të jetë El Niño i fuqishëm i vitit 2026. Ngrohja e ujërave të Paqësorit po ndryshon vendndodhjen e peshqve si açuget dhe sardelet, të cilat përbëjnë ushqimin e këtyre zogjve. Si rezultat, zogj që normalisht nuk konsiderohen migratorë po detyrohen të udhëtojnë qindra ose mijëra kilometra në kërkim të ushqimit.

Një shembull janë blue-footed boobies, zogjtë e njohur për këmbët e tyre blu. Në disa zona pranë Panama City janë regjistruar rreth 60–400 individë, dukshëm më shumë sesa në El Niño-n e viteve 2023–2024.

Shkencëtarët shqetësohen jo vetëm për zhvendosjen e tyre. Kur ushqimi pakësohet, mund të dëmtohet edhe riprodhimi i zogjve dhe i gjithë zinxhiri ushqimor detar. Në Panama, muajt që nga maji kanë qenë ndër më të nxehtët e regjistruar, ndërsa në pellgun e Kanalit të Panamasë reshjet janë dukshëm nën mesataren