Ballina Kronika Sekuestrohen disa mjete lundruese pa dokumentacion në Sarandë, gjobiten drejtuesit

Sekuestrohen disa mjete lundruese pa dokumentacion në Sarandë, gjobiten drejtuesit

95
0

Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar 5 mjete lundruese të llojit skaf e jet-ski, pa dokumentacionin e detyrueshëm në bord.

Janë ndaluar dhe gjetur pa dokumentacion skafi “Deda” me pronar M. D, dhe jet-skitë “Kania 2021” me pronar Dh. L, “Renaldo” me pronar Xh. M, “Ksamili 5” dhe “Ksamili 6” me pronar E. M.

Siç raportohet mjetet lundruese të kapura janë gjobitur me 10.000 lekë secili, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.