Ballina Aktualitet ‘T’i themi Edi Ramës dhe mafiozëve të tij të shporren’, qytetari: Shqipëria...

‘T’i themi Edi Ramës dhe mafiozëve të tij të shporren’, qytetari: Shqipëria europiane nuk ka vend për krimin

59
0

Në protestën e 80-të kundër qeverisë Rama, një qytetar deklaroi se shqiptarët duhet ta shohin “krimin dhe korrupsionin drejt në sy” dhe t’i kërkojnë Edi Ramës dhe qeverisë së tij të largohen.

Ai tha se Shqipëria europiane që kërkojnë qytetarët nuk ka vend për krim, korrupsion, vjedhje, mashtrim dhe shantazh, ndërsa akuzoi Ramën se ofron vetëm “fasada” dhe se nuk dëgjon qytetarët që kanë mendim ndryshe. Qytetari theksoi se protesta nuk do të ndalet dhe se lëvizja do të vijojë deri në ndryshimin e situatës politike.

Ne kemi vendosur që ta shikojmë krimin, korrupsionin drejt e në sy. Dhe t’i themi Edi Ramës, bashkë me mafiozët e tij, që të shporren nga kjo Shqipëri!

Sepse Shqipëria europiane, Shqipëria bashkëqytetare që ne po ndërtojmë këtu, nuk ka vend për mafiozë, nuk ka vend për krimin, nuk ka vend për vjedhje, për mashtrim, për shantazhim. Është koha që Shqipëria të zgjohet. Është koha që ne ta marrim vetë fatin tonë në duart tona.

Historia nuk i mban mend popujt sepse ata u dorëzuan në sytë e sfidave, por mban mend pikërisht ata që, kur numrat nuk i kishin në krahun e tyre, vendosën që, edhe pse mund të ketë një përqindje të vogël suksesi, ne zgjohemi çdo ditë që atë sukses ta bëjmë realitet.

Ne zgjohemi çdo ditë, bëjmë punë të ndershme, për një Shqipëri të ndershme, sepse ne besojmë tek Shqipëria europiane. Edi Rama ka vetëm fasada, do vetëm të mbyllë gropat e tij, por ne i tregojmë atij se Shqipëria europiane fillon që nga sheshi këtu.

Fillon nga momenti që shqiptarët dëgjohen kur ata kanë problematika. Shqipëria europiane fillon kur dëgjohet qytetari që ka mendim të kundërt, kur nuk shantazhohet sepse ai ka një besim të ndryshëm. Shqipëria europiane fillon për faktin se shqiptarët janë qytetarë të denjë dhe duhet të trajtohen si të tillë.

Jo vetëm që kjo lëvizje nuk ka për të ndaluar, jo vetëm që tashmë kjo protestë është rrënjosur në kokën e njerëzve, shqiptarë të ndërgjegjshëm që e duan atdheun, por kjo lëvizje tashmë ka për të prodhuar rezultate shumë të mëdha.

Ne i kemi mundur ata në lojën e tyre. I kemi mundur ata kur ata rregullat e lojës i kanë bërë siç kanë dashur vetë. Ndaj do të thotë se ata janë të frikësuar. Prandaj përpiqen sa më shumë të na shantazhojnë, të na turpërojnë, që të mos vijmë në protestë, që protesta të quhet si një akt jo njerëzor, por ne këtë nuk kemi për ta pranuar më.

Nuk kemi për ta pranuar më sepse Shqipëria në këtë shesh ka kërkuar çfarë? Revolucion! Revolucion! Mos harroni, shqiptarë, mos harroni se ditët e votimit vijnë shumë shpejt. Votoni me ndërgjegje, besoni me ndërgjegje dhe, për së fundmi, mos u ndani në flamuj partie, por bashkohuni në flamurin e vetëm shqiptar!