Nga Felix Bilani
Me 19 gusht 1839, fotografia hyri zyrtarisht ne historine e njerezimit. Dagerrotipi i Louis Daguerre nuk ishte thjesht nje shpikje teknike. Ishte fillimi i nje menyre te re per te ndalur kohen, per te ruajtur kujtesen dhe per te deshmuar se nje cast kishte ekzistuar vertet.
Nga Niepce dhe Daguerre tek Nadar e Stieglitz, nga Edward Weston tek Ansel Adams, fotografia kerkoi dhe fitoi vendin e saj mes arteve. Henri Cartier-Bresson e ktheu nje fraksion sekonde ne filozofi me “castin vendimtar”. Robert Capa, Gerda Taro, Margaret Bourke-White, Dorothea Lange, W. Eugene Smith dhe me vone Josef Koudelka, Sebastiao Salgado e James Nachtwey treguan se fotografia mund te jete njekohesisht dokument, kujtese, ndergjegje dhe akuze.
Avedon dhe Penn e ngriten portretin ne nje tjeter dimension. Diane Arbus pa ate qe shoqeria shpesh nuk donte te shihte. Brassai fotografoi frymemarrjen e Parisit te nates.
Robert Frank pa Ameriken pertej fasades se saj. Elliott Erwitt gjeti ironine e jetes ne nje fraksion sekonde.
Por ne kete histori boterore te drites, Shqiperia nuk ishte nje territor bosh.
Historia jone fotografike eshte shume me e pasur sesa nje emer i vetem.
Pietro Marubi dhe me pas Kel e Gege Marubi krijuan nje trashegimi monumentale dokumentare, pa te cilen sot do te na mungonte nje pjese e madhe e kujteses vizuale shqiptare.
Por perkrah tyre qendron nje figure e permasave te jashtezakonshme: Kole Idromeno.
Piktor, fotograf, arkitekt, skenograf, projektues dhe njeri me nje kulture vizuale qe kapercente kufijte e Shqiperise se kohes se tij. Idromeno nuk e perdori aparatin thjesht per te regjistruar fytyra. Ai e kuptoi fotografine me syrin e piktorit. Drita, pozicioni i trupit, karakteri, skena dhe psikologjia e figures tek ai behen pjese e se njejtes gjuhe pamore. Ne historine tone te artit, Idromeno nuk duhet pare si nje piktor i madh qe “merrej edhe me fotografi”. Ai ishte edhe fotograf, ne kuptimin e plote artistik te fjales.
Dhe pastaj vjen Kristaq Sotiri.
Nje tjeter emer qe meriton te dale nga hija e harreses dhe te vendoset aty ku i takon. Portretet e tij nuk jane thjesht dokumente te shqiptareve te nje epoke. Ne fytyrat e tij ka karakter, psikologji, dinjitet dhe nje kontroll te drites qe tregon mjeshterine e nje fotografi qe e njihte portretin pertej funksionit te studios.
Por fotografia shqiptare nuk mbaron as me Marubet, as me Idromenon dhe as me Sotirin.
Kristo Sulidhi, Petro Dhimitri, Perikli Kacauni, Dhimiter Vangjeli, Vani Burda, Thimi Raci, Mandi Koci, Shan Pici, Dede Jakova, Pjeter Rraboshta, Angjelin Nenshati dhe te tjere krijuan, secili ne kohen dhe hapesiren e vet, pjese te mozaikut te madh te kujteses sone fotografike.
Kjo eshte arsyeja pse historia e fotografise shqiptare duhet studiuar si histori autorash, jo si histori e nje mbiemri te vetem.
Sepse publiciteti, institucionet dhe koha mund ta bejne nje emer me te njohur se nje tjeter.
Por historia e artit nuk duhet te funksionoje sipas sasise se publicitetit.
Ajo duhet te funksionoje sipas vepres.
Dhe fotografia shqiptare ka veper, ka tradite, ka shkollen qe na lane keta emra te medhen, ka autore, ka negative qe kane mbijetuar me shume se njerezit qe shfaqen ne to dhe fotografi qe sot jane dokumente te pazevendesueshme te identitetit tone.
Nga Shkodra ne Korce, nga studiot e shekullit XIX tek fotoreporteria shqiptare e shekullit XX dhe fotografia e sotme, aparati ka qene deshmitar i nje vendi qe ka ndryshuar me nje shpejtesi te jashtezakonshme.
Dhe pikerisht ketu qendron fuqia e fotografise.
Aparati nuk sheh, aparati regjistron, fotografi sheh.
Teknologjia mund te mase driten, te gjeje fokusin, te stabilizoje imazhin dhe sot madje ta transformoje apo gjeneroje ate.
Por asnje teknologji nuk mund te vendose ne vendin e fotografit pse pikerisht ai njeri, ajo fytyre, ajo drite dhe ai cast meritojne te shpetohen nga harresa.
Fotografia e madhe lind ne ate distance pothuajse te padukshme mes asaj qe shohin te gjithe dhe asaj qe vetem fotografi arrin ta shikoje. Sot miliarda njerez mbajne nje aparat ne xhep, por te kesh nje aparat nuk do te thote te jesh fotograf, te fotografosh eshte teknikisht me e lehte se kurre, te dish te shohesh mbetet po aq e veshtire sa ne vitin 1839.
Koha kalon, njerezit ikin, qytetet ndryshojne, regjimet bien, kujtesa zbehet, ndersa fotografia mbetet.
E ne kete dite une nuk mund te rri pa permendur Leon Ciken piktor dhe fotograf , njeri i cili me mesoi se cfar eshte arti, nuk mund te rri pa permendur Alqi Golloshin i cili me rebelizmin dhe miresine e tij me mesoi se cfar eshte fotografia mediatike , si mund te krijish art edhe ne kushte te veshtira , nuk mund te rri pa permendur Lulzim Liken dikur fotoreporter i reuters i cili me mesoi e tregoi e ndihmoi mbi fotografine gazetareske e cila sot nuk egziston me dhe brezi im qe e ben akoma paragjykohet mbi kete fotografi sepse tufes nuk i pelqen e verteta.
Fotografia eshte menyra si sheh dhe jo si fotoshopon apo shkrep. Dhe shikimi mesohet ne libra , mesohet ne letersi e libra teknik e shkencor dhe jo lloqe IA dhe tutoriale fake ne youtube .
Henri Cartier Bresson thote , te fotografosh do te thote te mbash frymen, ne castin kur te gjitha shqisat bashkohen per te kapur realitetin qe iken.
Gezuar Diten Boterore te Fotografise te gjithe atyre qe, dje dhe sot, kane kuptuar se fotografia nuk eshte thjesht arti i fiksimit te drites.
Eshte arti i shpetimit te nje cope kohe nga vdekja.







