Ballina Europë Tragjedi në det: Tre anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Tragjedi në det: Tre anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

133
0

Tre persona nga e njëjta familje kanë humbur jetën pasi u futën në vështirësi në det pranë Shoreham-by-Sea, në Angli.

Policia e Sussex tha se viktimat janë një burrë, një grua dhe një vajzë adoleshente. Një vajzë tjetër, më e re, ndodhet në spital në gjendje kritike.

Katër familjarët kishin hyrë në det për të notuar, por u përballën me vështirësi për shkak të kushteve të detit. Në vendngjarje u mobilizuan ekipe të shumta emergjence, përfshirë rojet bregdetare, RNLI, ambulancat dhe helikopterët e shpëtimit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.