Spekulimet publike për afërsinë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe një prej ndihmëseve të tij më të afërta, Natalie Harp, raportohet se kanë shkaktuar pakënaqësi te zonja e parë Melania Trump.
Debati u rikthye në qendër të vëmendjes pasi senatori demokrat i Xhorxhias, Jon Ossoff, ironizoi presidentin amerikan duke lënë të kuptohej se ai ishte i shpërqendruar nga detyrat e tij dhe i përfshirë në një marrëdhënie jashtëmartesore me Harp.
Në një fjalim të dielën, Ossoff tha se Trump “nuk dëshiron të bëjë punën” dhe se është më i interesuar të ndërtojë sallën e re të ballos në Shtëpinë e Bardhë dhe të udhëtojë me Natalie Harp në avionin presidencial, të cilin e përshkroi në mënyrë ironike si “pallatin e tyre fluturues”.
Komentet shkaktuan reagime të ashpra nga disa prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Trump. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, e sulmoi ashpër senatorin Ossoff, ndërsa drejtori i komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, e quajti atë një “humbës” në një postim në rrjetin social X.
Vetë Trump nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi akuzat. Kur u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale, ai e cilësoi Ossoff si një “imitues të Pee-ëee Herman”, duke iu referuar personazhit të njohur të komedisë amerikane.
“Melania nuk i pëlqen këto gjëra” – Sipas një personi pranë Shtëpisë së Bardhë, reagimi i fortë i administratës ndaj komenteve të senatorit lidhet pjesërisht me faktin se “Zonja e Parë nuk i pëlqen këto lloj gjërash”.
I njëjti burim, i cituar nga media amerikane Semafor, tha se Trump “zemërohet shumë” kur bëhen spekulime publike për jetën e tij personale.
Burimi e përshkroi gjithashtu Harp si një prej bashkëpunëtoreve më të bindura të presidentit, duke thënë se ajo “do të hidhej më lart se kushdo tjetër në dhomë” kur Trump i kërkon diçka.
Megjithatë, nuk ka prova të konfirmuara publikisht se Trump dhe Harp kanë një marrëdhënie romantike. Spekulimet për një lidhje mes tyre kanë qarkulluar për shkak të afërsisë së tyre të dukshme dhe faktit që Harp është shfaqur gjithnjë e më shpesh pranë presidentit.
Natalie Harp – Natalie, 35 vjeçe, ka qenë më parë prezantuese në rrjetin konservator One America Neës Netëork dhe prej vitesh është pjesë e rrethit politik të Trump.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ajo u bë e njohur me nofkën “printeri njerëzor”, pasi mbante vazhdimisht me vete një printer për të printuar artikuj dhe materiale që mund t’i interesonin Trumpit.
Në fillim të mandatit të dytë të Trumpit, Harp u punësua si asistente ekzekutive e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
Roli i saj pranë Trumpit ka tërhequr vëmendje edhe për mënyrën se si ajo i paraqet atij informacionet dhe lajmet e ditës. The Neë York Times ka raportuar më herët se disa persona brenda rrethit të Trumpit kanë shprehur shqetësime se ajo mund të ketë ndikim të madh mbi mënyrën se si presidenti i percepton zhvillimet aktuale.
Sipas këtyre raportimeve, Harp është akuzuar se i përcjell Trumpit materiale nga burime të prirura drejt teorive konspirative dhe se i kushton rëndësi të madhe mbulimit mediatik që e paraqet presidentin në mënyrë pozitive.
Një video e publikuar gjatë fushatës së vitit 2024 tregonte Trumpin duke i diktuar Harp postime për rrjetin e tij social Truth Social, ndërsa ajo i shkruante në kohë reale.
Letrat personale – Afërsia mes tyre është përmendur edhe në librin Original Sin, të gazetarëve të The Neë York Times, Maggie Haberman dhe Jonathan Sëan, botuar në vitin 2025.
Sipas raportimeve të cituara në libër, Harp i ka dërguar Trumpit letra me tone shumë personale dhe emocionale, ku e përshkruante si një figurë shumë të rëndësishme në jetën e saj.
Në një prej tyre, sipas autorëve, ajo i shkruante se dëshironte të rikthente “atë sinergji” që kishin pasur më parë dhe se donte t’i sillte “gëzim”, duke shpresuar që të kalonin kohë së bashku pa folur vetëm për punën.
Këto raportime kanë ushqyer më tej spekulimet për natyrën e marrëdhënies së tyre, por as Trump dhe as Harp nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje romantike.







