Qytetarët janë mbledhur në ditën e 81-të të protestës, ndërsa të vendosur vijojnë me kërkesën e tyre për largimin e kësaj qeverie dhe kryeministrit Edi Rama.
Në fjalimin e mbajtur para godinës së qeverisë, një prej qytetarëve u shpreh se protesta aktualisht ka hyrë në një moment shumë deçiziv, ndaj për këtë arsye duhet që të motivohemi dhe të bashkohemi përballë një qeverie që është e korruptuar dhe përballë një parlamenti anonim.
Duke folur për investimet që kanë ngritur në këmbë qytetarët dhe diasporën, i riu u ndal edhe te një project tjetër, që sipas tij po kalon pa i kushtuar vëmendjen e duhur.
Sipas tij bëhet fjalë për projektin Marina e Limionit, e cila theksoi ai, ishte një pronë në administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, por që ende pa u lëshuar nga kjo ministri, i jepet me koncesion një kompanie private nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në atë kohë e udhëhequr nga Belinda Balluku.
‘Nga autoriteti i kujt e morën këtë vendim kompanitë private? Pra, nëse institucionet të cilat i nxijnë jetën qytetarit të thjeshtë, pse anashkalohen kaq kollaj nga kryeministri dhe nga ministrat e tij?’, ishin pyetjet që protetsuesi pati për autoritetet përgjegjëse dhe qeverinë Rama.







