Ballina Opinion Esat Pasha apo Edvin Rama, kush është tradhtari

Esat Pasha apo Edvin Rama, kush është tradhtari

118
0

Nga Adriatik R. Dosti

Shqiptarë, mësojeni mirë historinë tuaj kombëtare… Tradhtari quhet Edvin Rama e jo Esat Pasha.

E nisi me pranimin e armëve kimike të Asadit të Sirisë, por fatmirësisht revolta e fuqishme popullore ia plasi bombën në dorë.

E vazhdoi me kampet italiane të refugjatëve brenda territorit shqiptar, në Shëngjin e në Gjadër, dhe iu ul disa herë në gjunjë Melonit si langaraq.

Butrintin, identitetin tonë kombëtar, ia ka shitur Lord Jakob Rothschild prej disa vitesh.

Kryeministri i parë shqiptar (pas E. Hoxhës, në vitin 1948) që vizitoi Beogradin dhe që më pas priti me tapet të kuq e ceremoni shtetërore në Tiranë kriminelin serb Vuçiq.

Ka bërë një marrëveshje të fshehtë e të pisët për Detin me grekët, së cilës shumë shpejt do t’ia dëgjoni mirë daullen.

Përzuri gjatë qeverisjes së tij mbi 1 milion shqiptarë nga Atdheu i tyre dhe po e mbush Shqipërinë me aziatikë, afrikanë, ruso-sllavë e hebrenj… jo rastësisht e jo pa qëllim.

Skandali i Zvërnecit, që ka provokuar revoltën popullore marathonomake 80-ditore në Tiranë e në mbarë Shqipërinë… absolutisht që do të ketë një fund të hidhur për të.

Ka shitur, veç të tjerash, edhe Sazanin e Karaburunin, për të cilët shumë shpejt do ta mësoni historinë e “vërtetë turistike” të tyre.

Kërkon të hapë konsullatë serbe në Shkodër dhe, në shenjë “reciprociteti”, edhe një konsullatë shqiptare në tokën shqiptare të Bujanocit, të okupuar nga Serbia.

Territorin e shenjtë shqiptar të Veriut të Kosovës, e veçmas Mitrovicën, e quan tokë të askujt.

Krijoi së bashku me kriminelin serb Vuçiq “Open Balkanin” – një thikë pas shpine për Kosovën.

Kërkon të shkrijë 15 bashki të vendit, shumë prej tyre me identitet dhjetëra vjeçar.

Kërkon të krijojë Shtetin Bektashi në mes të Tiranës e në territor shqiptar, duke shkelur në mënyrë flagrante Nenin 1 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Më thoni tani, çfarë nga këto ose të ngjashme me kësi lloj tradhtish të rënda kombëtare bëri Esat Pasha, që ende sot shqiptarët dhe historia e tyre kombëtare, e shkruar për së mbrapshti e prej “fitimtarëve” që kanë qenë në pushtet, vazhdon ta konsiderojë atë si simbol të tradhtisë kombëtare?

Fatkeqësisht, jemi i vetmi vend në botë ku gdhihësh Hero e ngrysësh Tradhtar, ku bustet i ngremë për këta të fundit dhe nga historia fshijmë ata që meritojnë Monumente e që realisht janë heronjtë tanë të vërtetë.

Çfarë duhet të ndodhë më tjetër me Shqipërinë tonë të gjorë, të vjedhur, të grabitur, të poshtëruar, shitur e tradhtuar, që Edvin Rama të quhet tradhtar dhe që shqiptarët të mos vazhdojnë më kurrë të dëgjojnë atë shprehjen përbuzëse, neveritëse e antishqiptare të tij: “Daleni, daleni se s’keni parë gjë akoma ju…”?!