Të mërkurën në mbrëmje u zhvilluan katër ndeshjet e vajtjes play-off në kompeticionin e Champions League. Verdiktet finale do të mësohen javën që vjen pas ndeshjeve të kthimit, me skuadrat që janë në garë për një vend në fazën e ligës.
Në Skoci, vendasit e Celtic fituan 3-0 kundër austriakëve të LASK Linz, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm për më tej. Skuadra e Celtic-ut ka treguar lojë të madhe ndaj LASK nga Austria, duke e mposhtur me rezultat 3:0, në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League. Kjo fitore e thellë Celtic e afron në fazën e Champions League.
Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë, ku ishte treguesi më i mirë se fitorja e thellë është e pashmangshme.Golat i realizuan Nygren (26′), Duran (38′ e 67′).
Në Holandë, Nijmegen nuk mundi t’i bënte ballë vikingëve të Bodo/Glimt duke u mposhtur 1-3. Tanimë norvegjezët janë shumë pranë për të siguruar sërish fazën e ligës.
Fitore të rëndësishme siguroi Hapoel Beer Sheva. Izraelitët mposhtën 2-1 azerbajxhanasit e Sabah Baku.
Në Sllovaki, Slovan Bratislava dhe sllovenët e Celjes barazuan 1-1. Për miqtë goli u shënua nga shqiptari Milot Avdyli. Skuadra e Celjes ka arritur rezultat të mirë në Bratisllavë, duke luajtur baras (1:1) me Slovanin, në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League. Futbollisti nga Kosova, Milot Avdyli, u paraqit titullar për skuadrën sllovene, Celje, Në minutën e 15-të Cerepkai realizoi për 1:0 për vendasit. Milot Avbdyli shënoi supergol në minutën e 41-të, duke shkaktuar befasi të madhe. Avdyli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të.







