Ballina Aktualitet “Ju erdhi fundi”/ Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në bulevard:...

“Ju erdhi fundi”/ Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

41
0

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më tej nëpër akset dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.

Turma e qytetarëve po përshkon rrugët kryesore të Tiranës mes parullave dhe thirrjeve të fuqishme drejtuar pushtetit.

Mes koreve të ndryshme, mbizotërojnë thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, me protestuesit që konfirmojnë vendosmërinë e tyre për të çuar përpara kërkesat e lëvizjes popullore.