Real Madrid nis sezonin e ri në La Liga, mbrëmjen e 22 gushtit, në transfertën ndaj Espanyol. Jose Mourinho përballet me një problem që Carlo Ancelotti, Xabi Alonso dhe Alvaro Arbeloa e kanë përjetuar të gjithë: qendrën e mbrojtjes.
Për ndeshjen kundër Espanyolit, trajneri portugez do të ketë vetëm tre qendërmbrojtës në dispozicion: Rüdiger, Huijsen dhe Konaté. Dy të tjerët në skuadër, Asensio dhe Militão, janë të lënduar.
Mbetet për t’u parë se cilin çift do të zgjedhë Mourinho kundër Espanyolit. Konate luajti vetëm kundër Schalke 04, përkrah Huijsen, i cili u përmirësua në atë ndeshje krahasuar me performancat e mëparshme, por ende ngre dyshime.
Ndërkohë, Rüdiger po ngre më shumë pyetje sesa përgjigje në këtë parasezon.
Duke pasur parasysh këtë situatë, Real Madrid vazhdon të ketë probleme me një mbrojtje qendrore të dobët përpara ndeshjes hapëse të sezonit. Mbetet të shihet se si Mourinho do të zgjidhë këtë problem, jo vetëm në sfidën ndaj Espanyolit, por në gjithë sezonin në tërësi







