Ballina Aktualitet “Të qëndrojmë të bashkuar kundër provokimeve”, Arben Kola: Fshatrat e vendit po...

“Të qëndrojmë të bashkuar kundër provokimeve”, Arben Kola: Fshatrat e vendit po digjen, ndërsa patronazhistët sulmojnë protestën me propagandë!

49
0

Aktivisti Arben Kola, gjatë fjalës së tij në natën e 82-të të qëndresës qytetare përpara Kryeministrisë, i bëri thirrje protestuesve të ruajnë unitetin dhe të mos bien pre e tentativave për shpërqendrim, duke e cilësuar lëvizjen si një “ditë të vetëdijes kombëtare”.

Kola nënvizoi se çdo qytetar në shesh është një “pararoje” e kësaj proteste për shpëtimin e vendit. Ai bëri thirrje për një solidarizim të madh me popullsinë e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Mirditës, ku fshatrat e malet po digjen nga vatrat e zjarrit.

Ndër të tjera, aktivisti lëshoi kritika të forta ndaj Policisë së Shtetit, duke deklaruar se efektivat funksionojnë me dy standarde — “një punë në shtet e një në disko, edhe me mafian edhe kundër mafias”.

Në përfundim, Kola u bëri thirrje publike punonjësve të policisë që të japin dorëheqjen në shtator, në mënyrë që t’i hapet rrugë një revolucioni paqësor popullor që do t’i japë fund përfundimisht pushtetit të Edi Ramës.