Ballina Kronika Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, furgoni përplaset me barrierat, plagosen disa udhëtarë

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, furgoni përplaset me barrierat, plagosen disa udhëtarë

46
0

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë-Fier, ku një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut të vendit.

Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i furgonit ka devijuar nga trajektorja dhe është përplasur me barrierat metalike anësore të autostradës. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa prej udhëtarëve, ndërsa dy prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit, zbardhjen e rrethanave dhe disiplinimin e trafikut.

Kryqëzimi pranë “Pushimit të Shoferit” konsiderohet prej kohësh një pikë problematike për qarkullimin rrugor, ku janë regjistruar një sërë aksidentesh. Pavarësisht problematikës së përsëritur, zona vijon të jetë pa ndërhyrje të dukshme për përmirësimin e sigurisë rrugore nga autoritetet përgjegjëse.