Ballina Kronika DURRES/ Automjeti përplas për vdekje 32 vjeçarin në Rrashbull dhe largohet nga...

DURRES/ Automjeti përplas për vdekje 32 vjeçarin në Rrashbull dhe largohet nga vendngjarja

108
0

Një ngjarje e rënde ka ndodhur në vendin e quajtur Rrashbull, në aksin Shkozet Shijak, ku një 32 vjecarë që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi aksidentit, ndërsa mësohet nga Policia se 32 vjecari ka vdekur në vendngjarje.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.