Ballina Kronika Në hetim për tenderin e tunelit të Llogarasë, GJKKO zbut masën e...

Në hetim për tenderin e tunelit të Llogarasë, GJKKO zbut masën e sigurisë për ish-vartësin e Ballukut

50
0

Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, i cili është nën hetim për procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Ndaj Gjylit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, si dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

Gjyli është një prej personave të përfshirë në dosjen që lidhet me procedurat e tenderimit dhe ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Në të njëjtën çështje është marrë e pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.