Ballina Aktualitet Parashikimi i motit, e premte 21 gusht, rriten sërish temperaturat

Parashikimi i motit, e premte 21 gusht, rriten sërish temperaturat

46
0

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Vranësirat në lindje të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave në mesditë deri pasdite.