Ballina Sport Rikthimi në Itali, fjalët e para të Ronaldinhos si futbollist në moshën...

Rikthimi në Itali, fjalët e para të Ronaldinhos si futbollist në moshën 46-vjeçare: Do të kemi sezon spektakolar

37
0

Ronaldinho mbërriti në Ravena për të nisur kapitullin e tij të pazakontë në futbollin italian. 46-vjeçari nuk e ka fshehur entuziazmin për këtë aventurë të re.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, me miqtë e mi. Shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë për ekipin. Kam ardhur këtu për të ndihmuar, për t’i emocionuar lojtarët e tjerë, për të pasur një sezon spektakolar dhe për të fituar”.

I pyetur për të reflektuar mbi periudhën e tij të mëparshme në Itali, te Milani, Ronaldinho veçoi një moment mbi të tjerët.

“Koha ime në Itali? Kam pasur shumë momente të mira, por goli në derbi është një prej kujtimeve që më jep më shumë kënaqësi”, përfundoi legjenda braziliani.