Ballina Aktualitet Nuk ndalet revolta masive/ Dita e 84-të e protestës, nis marshimi drejt...

Nuk ndalet revolta masive/ Dita e 84-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

52
0

Ka nisur marshimi i qytetarëve në kuadër të ditës së 84-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit, të mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, janë nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë.

Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës.

Protesta, e cila vijon prej 84 ditësh, nisi fillimisht në kundërshtim me zhvillimet lidhur me projektin në Zvërnec, por më pas u zgjerua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe establishmentit politik.

Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, pritet të vijojnë fjalimet dhe thirrjet e protestuesve. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.