Ballina Aktualitet Nga Italia në protestë, i riu: Te Onkologjiku kam parë tmerr me...

Nga Italia në protestë, i riu: Te Onkologjiku kam parë tmerr me sy

57
0

Një shqiptar që prej vitesh jeton në Romë i është bashkuar protestës qytetare në Tiranë, teksa ka rrëfyer përvojat e tij personale me sistemin shëndetësor shqiptar dhe situatën ekonomike të familjes së tij.

Ai tha se protestat i ka ndjekur prej 84 ditësh nga Italia, ndërsa këtë herë ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar revoltës.

“Jetoj në Romë. Mamaja ime ndërroi jetë para tre vitesh tek Onkologjiku dhe kam parë tmerr me sytë e mi. Njerëzit kemioterapi nëpër korridore”, rrëfeu ai para protestuesve.

Shqiptari tregoi edhe përvojën me trajtimin mjekësor të fëmijës së tij në Shqipëri, pasi sipas tij medikamentet e përdorura i kishin shkaktuar pasoja të rënda.

“Kur e çova fëmijën në Romë, u habit mjeku. Tha: ‘Si ka mundësi mjekësia shqiptare i ka dhënë këto ilaçe fëmijës?’. Të ishte për këtë shëndetësi këtu, fëmija im do të ishte i paralizuar”, tha ai.

Ai deklaroi se edhe mjete bazë mjekësore mungojnë.

“Akoma në spitalet shqiptare mungojnë vigonat. Është turp që në 2026 të ndodhin këto gjëra”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, ai përmendi edhe babanë, i cili sipas tij përballet me vështirësi për të përballuar kostot e trajtimit.

Babai im merr 140 mijë lekë pension, nuk i dalin për ilaçe. Është një turp i vërtetë”, deklaroi ai.