Ballina Kronika DURRES/ Grabiti me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi,...

DURRES/ Grabiti me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi, identifikohet autori, po punohet për kapjen e tij

71
0

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. S., rreth 26 vjeç, ku vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.