Chelsea e nis epokën Xabi Alonso me një fitore spektakolare. Blutë e Londrës triumfuan 3-2 ndaj Fulhamit në Craven Cottage, në një derbi londinez që dhuroi emocione deri në minutat e fundit.
Starti ishte i jashtëzakonshëm për Chelsean. João Pedro realizoi që në minutën e parë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Xabi Alonsos dhe duke tronditur tifozët vendas që ende nuk kishin sistemuar vendet në stadium.
Fulhami reagoi dhe gjeti golin e barazimit me Josh King. Por Chelsea nuk u dorëzua. Morgan Rogers, transferimi rekord i klubit, riktheu avantazhin për miqtë përpara përfundimit të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë, Chelsea goditi sërish. Cole Palmer shënoi golin e tretë dhe i dha skuadrës së Alonsos një avantazh prej dy golash. Por Fulhami nuk kishte thënë fjalën e fundit. Gonzalo Garcia ngushtoi diferencën dhe riktheu emocionet në Craven Cottage. Vendasit u hodhën në kërkim të barazimit, por Chelsea rezistoi deri në fund dhe mori tri pikët në debutimin e Xabi Alonsos në Premier League.
Një nisje perfekte për trajnerin spanjoll, që në debutimin e tij në kampionatin anglez mposhti pikërisht një tjetër ish-trajner të Real Madridit, Álvaro Arbeloan. Chelsea fiton 3-2 ndaj Fulhamit dhe e nis epokën e Xabi Alonsos me një mesazh të qartë: Blutë janë gati për një sezon të madh.







