Ballina Sport Aston Villa bën pazar te Milani, përveç Tomorit kërkon edhe Rafael Leaon

Aston Villa bën pazar te Milani, përveç Tomorit kërkon edhe Rafael Leaon

42
0

Milani shpreson shumë të mbushë arkën me paratë që vijnë nga Birmingham. Aston Villa kërkon mbrojtësin Fikayo Tomori prej kohësh, ndërsa tani ka dalë në skenë edhe opsioni Rafael Leao. Java e fundit e merkatos verore të klubit kuqezi është e fokusuar në aksin Birmingham-Milano.

Anglezët interesohen tani edhe për Rafa Leao, i konsideruar një okazion edhe falë lidhjes me agjentin Jorge Mendes. Skuadra e trajnerit Emery ndërkohë ka nevojë për një mbrojtës qendre, pas shitjes së Konsa tek Arsenali.

Katër golat e pësuar ndaj Brighton në ndeshjen e parë të Premier League kanë ngritur alarmin në prapavijën e Aston Villa-s, kështu që Fikayo Tomori së shpejti mund të udhëtojë drejt Anglisë. Mbrojtësi ka kontratë deri në 2027-ën me Milanin dhe nuk ka ndonjë plan rinovimi. Milani kërkon ta shesë dhe Emery e pëlqen.

Çmimi prej 25 milionë eurosh, duke ditur që po shkojmë drejt fundit të merkatos, mund të zbresë deri në 20 milionë, ose 15 plus bonust. Shifra që gjithsesi janë të nevojshme për klubin italian, që t’i bëjë dhuratat e fundit trajnerit Amorim më pas.

Nëse Aston Villa blen edhe Leaon, atëherë Milani mund të bëjë një paketë në merkaton në hyrje, duke synuar emra impresionues.