Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin F. S., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga hetimet dyshohet se më datë 24.08.2026, rreth orës 15:00, ka vjedhur një shumë parash në kasën e një marketi në lagjen nr. 17, Durrës.
Ky shtetas u identifikua menjëherë pas vjedhjes dhe u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, disa orë pas krimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët lidhur me aksidentin me motor, ju bëjmë me dije se është identifikuar edhe shtetasi tjetër, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Bëhet fjalë për shtetasin O.T., 42 vjeç, banues në Mirditë.







