Ballina Sport Konfirmohet përgjigja/ Mesfushori kuqezi i thotë “PO” skuadrës së re

Konfirmohet përgjigja/ Mesfushori kuqezi i thotë “PO” skuadrës së re

47
0

Kristjan Asllani do të veshë bluzën e Al Jaziras sezonin e ardhshëm. Tashmë lajmi është konfirmuar nga Fabrizio Romano, i cili ka bërë me dije se është arritur marrëveshja mes Asllanit dhe skuadrës Arabe.

Sipas tij operacioni do t’i kushtojë arabëve 2.5 milionë euro për huazimin plus 6.5 milionë euro për blerjen përfundimtare.

“Al Jazira ka arritur një akord verbal me Interin për Kristjan Asllanin. Tarifë prej 2 milionë eurosh për huazimin plus klauzolë blerje prej 6,5 milionë eurosh që do të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte të caktuara.

Detajet duhen fiksuar ende pasi lojtari i ka hapur derën mundësisë për transferimin, po diskutohen ende detajet e kontratës”, shkruante Romano në një postim në rrjete sociale.