Ballina Kronika Në kërkim për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, arrestohet Ergys Agasi në...

Në kërkim për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, arrestohet Ergys Agasi në makinë me Uliam Shpataraku, ish-punonjës policie

70
0

Arrestohet Ergys Agasi. Biznesmeni Agasi është arrestuar teksa po udhëtonte në një automjet. Arrestimi i tij u bë sot në qytetin e Elbasanit.

Bashkë me Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar edhe Uliam Shpataraku, ish-punonjës policie. Agasi dhe Shpataraku janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin me një automjet. Më pas, të dy kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku janë kapur nga policia në zonën e Ple­pave.

Arrestimi i tyre vjen në kuadër të zhvillimeve në dosjen e AKSHI-t, për të cilën po heton Prokuroria e Posaçme (SPAK). Agasi ishte shpallur më herët në kërkim nga SPAK.

Pritet që autoritetet të zbardhin në vijim edhe detajet mbi akuzat dhe rolin e Uliam Shpatarakut në këtë çështje.

Prokuroria e Posaçme akuzon biznesmenin Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn se në bashkëpunim me ish drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes.

Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan arrestimit në dhjetor 2025, ndërsa ish-drejtoresha e AKSHI-t u vendos fillimit në “arrest shtëpie”, por kjo masë i’u hoq nga Gjykata e Lartë afro një muaj më parë.

Ndërkohë Ermal Beqiri u arrestua disa ditë më parë pasi fluturoi me avionin e tij mbi centralin bërthamor të Penly të Francë. Ai vazhdon të mbahet në burgun e Beauvais, ndërsa pasuritë e tij në Francë janë vënë nën vëzhgimin e autoriteteve.

(vijon)