Ballina Politika Arrestimi i Ergys Agasit/ Igli Cara “i pakënaqur”: S’e zgjidh problemin pa...

Arrestimi i Ergys Agasit/ Igli Cara “i pakënaqur”: S’e zgjidh problemin pa u shkërmoqur i gjithë sistemi që drejtohet nga Rama!

52
0

Arrestimi i një prej emrave më të përfolur në afera korruptive, siç është rasti i fundit i prangosjes së Ergys Agasit, i shoqëruar me krahun e djathtë të ish kryepolicit Ilir Proda, ka tronditur themelet e Policisë së Shtetit, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi lidhjet e pushtetit me botën e krimit.

Deputeti i PD, Igli Cara u shpreh per Syri Tv se arrestimi i zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë, është një dëshmi e një sistemi të tërë të ngritur mbi korrupsionin dhe bashkëpunimin kriminal.

Agasi theksoi Cara, ishte një koordinator kyç mes qeverisë, grupeve kriminale dhe sistemit zgjedhor, ndërsa gjatë zgjedhjeve të fundit, ai u identifikua si personazhi kryesor që menaxhonte situatën në qarkun e Durrësit dhe në Elbasan, shpesh në bashkëpunim me figura të njohura si Vangjush Dako.

Ligjvënësi demokrat theksoi se vendi është i kapur nga një sistem i mirëfilltë korruptiv që ka prekur çdo qelizë të shtetit, duke shtuar se arrestimi i disa personave nuk e zgjidh problemin pa u shkërmoqur i gjithë sistemi, i cili drejtohet nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama.

Dhe unë mendoj që do vëmendje të madhe dhe të veçantë dhe nuk duhet trajtuar si arrestimet e tjera. Pra në qoftë se deri tani kemi pasur të themi, ndalime, arrestime të përfaqësuesve të qeverisë, tanimë kemi pikërisht ndalimin e një personazhi, do të thoja nga më të rëndësishmit, ndërmjetës të lidhjes që bënte lidhjen me qeverinë, pa diskutim dhe me atë që ne e kemi quajtur krim, në lidhjet me krimin. Pra është një, dhe ky rast, tani do të jetë në qendër të vëmendjes besoj të të gjithë mediave, dhe mbi të gjitha tani SPAK-u ka për detyrë që të vërtetojë pikërisht ato dyshime. Dyshime që Ergys Agasi ka qenë ndërmjetës ndërmjet shtetit dhe pjesës së errët të kësaj shoqërie. Unë nuk e shoh, e pak rëndësishme është a është arrestuar nga rasti i Ndokës. E rëndësishme është që është ndaluar dhe do ta quaja një sukses, megjithëse me shumë vonesë. Gjithsesi, për mos folur para kohe, pastaj ndoshta në një ditë tjetër do të themi, do të marrim në analizë të gjithë akuzat, zyrtarët e SPAK-ut, mënyrën se si edhe me radhë, por mos harrojmë që akuzat janë shumë të rënda. Bëhet fjalë që lidhjet e Ergys Agasit, sidomos për sa i përket aksit, një institucion i cili e ka denoncuar vazhdimisht, nga opozita në mënyrë të veçantë, Partia Demokratike, është për t’u parë.

Tanimë, një gjë në fakt nuk arrij ta kuptoj dot, si ka mundësi që në të gjitha vitet kemi kaq shumë arrestime, brenda qeverisë, në Partinë Socialiste, jashtë partisë e me radhë, dhe përsëri asnjë nuk po kupton që të gjithë këto kanë vetëm një emër që i drejton, ë, brenda dhe jashtë qeverisë. Është Edi Rama. Dhe në qoftë se ne nuk do të arrijmë te Edi Rama, atëherë se kjo është detyra më e rëndësishme e SPAK-ut. Që të jetë mbi të gjitha kohët. Sepse nuk mjafton që të arrestohet vetëm Ergys Agasi apo Ermal Beqiri, Karçanaj, përfaqësues të qeverisë e zëvendëskryeministra e me radhë. Duhet që hetimi të shkojë aty ku është e vërteta. Pikërisht tek Edi Rama. Unë uroj shumë që SPAK-u të kryejë detyrën e tij dhe i bëj një shërbim të madh këtij vendi. Nuk është puna thjesht po arrestohet se nuk është problemi po futet dikush në burg, po për të rrëzuar, ka një diskutim që është i nxehtë, por për të rrëzuar mbi të gjitha një sistem të tërë korruptiv, që është i ngritur në çdo sektor të këtij vendi.

Unë nuk di ndonjë qelizë të këtij shteti, këtij vendi, që nuk është e korruptuar. Në qoftë se ju do të më thoni një, unë do t’ju kërkoja ndjesë. Nuk di asnjë! Të gjithë sektorët janë në rënie, kudo ka korrupsion, perceptimi popullor është që kudo mbarohet punë vetëm me ndërhyrje të të fortëve apo me pagesë. Pra ky është një shtet i cili ka një qeveri të kapur, të zaptuar dhe zbulimi më i madh nuk është pa diskutim që është dhe arrestimi i tyre. Është kthimi i pasurive, i kthemi i pasurive, Armela. Është kthimi i pasurive kombëtare, të cilat janë përvetësuar nga këta njerëz. Se nuk mjafton se e kam thënë dhe herë tjetër po e përsëris, tani ky lloj soji, Partia Socialiste, apo më mirë Rilindasit se nuk duhet t’i fusim socialistët në të njëjtin kallëp. Rilindasit në këto vite kanë treguar që janë të gatshëm të bëjnë burg, vetëm për të fituar para. Nuk e kanë problem ato të bëjnë një vit apo dy vite burg, siç ka treguar më së fundmi se mund t’i shohim që të gjithë. Pas një viti apo dy vite apo tre vitesh kanë dalë. Po ama pasuritë e shqiptarëve, miliona e miliona mos them miliarda euro, nuk janë kthyer akoma. Dhe ky është problemi më i madh. Ë, se nuk mjafton vetëm t’i fusim dhe t’i mbajmë dhe me paratë tona në qeli. Por duhet të kthejmë pasurinë e shqiptarëve.

Minimizohen, dalin në gjendje të lirë, kështu ditërisht në Shqipëri, dalin vetëm, qeveritarët e korruptuar dalin. Gjithmonë kanë një problem shëndetësor, kanë një problem tjetër dhe dalin. Kurse ato hallexhinjtë që janë arrestuar për vepra penale minimale, ato nuk dalin kurrë. Çuditërisht qeveritarët e kësaj qeverie e gjejnë rrugën për të dale. Ergys Agasi ka qenë ndaj koordinator zgjedhor. Në dy zgjedhjet e fundit për Durrësin. Dhe pa diskutim që ka qenë personazhi kryesor, bashkë me, bashkë me Vangjush Dakon apo me aktorë të tjerë. Çfarë ndodh? Ish-efektivi se kjo është gjithashtu e rëndë duhet thënë, jo interesante, e rëndë. Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, që unë po e përmenda pak më parë, i njohur si krahu i djathtë i ish-drejtuesit të përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, pra po flasim për një drejtor të përgjithshëm policie. Ishte vetë në kërkim policor. Në 6 gusht, policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin Spataraku, ndodhej me pushime në një hotel, ndërkohë nuk i ka pëlqyer shërbimi, ka pasur një konflikt verbal me kamarierin e administratorin, do t’ia lëmë publikut këto. Sipas dëshmisë së tyre, Shpataraku i ka kërcënuar me jetë.

Vërtetohet në këtë rast, vërtetohet dhe atë çfarë opozita prej kohësh ka thënë, që zoti Agasi, po dhe shumë të korruptuar, kanë qarkulluar të lirshëm, pikërisht në Shqipërinë e Mesme e të tjera, në Durrës, Elbasan, ka pasur të tjerë, kanë qenë zonë që ato kanë qarkulluar lirshëm dhe kemi pasur dhe dëshmitarë okularë. Dhe kjo vërteton më së miri atë çfarë kemi thënë prej kohësh, që ka pasur mbrojtje shtetërore. Dhe kjo është e padiskutueshme. Një thirrje dua t’i bëj të gjithë përfaqësuesve sot, që janë pranë apo që punojnë në administratë: të kenë kujdes, sepse në këto momente, kjo qeveri ka treguar që i përdor, i përdor dhe fundi i të gjithëve dihet. Askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, unë kam bindje, sepse mbi të gjitha, hakun e popullit do ta marrin të gjithë. Mbi të gjitha do të rrëzohet ky sistem, do të thoja, një sistemet më të korruptuara që ka ndodhur ndonjëherë bota, ku i gjithë shteti është i kriminalizuar. Dhe nuk është vetëm zoti Agasi apo Shpataraku e të tjerë. Janë një mori njerëzish që sot kanë zaptuar shtetin, dhe ky është problemi, shkatërrimi i sistemit, nuk është puna thjesht te arrestimi i disa elementëve. Në qoftë se mendoni që kjo punë zgjidhet duke arrestuar pesë apo dhjetë persona, jo, e keni gabim. Duhet shkërmoqur sistemi. Është ngritur një sistem. Pra dhe koka është Rama, në qoftë se nuk arrihet te koka, do të dalin përsëri agasë të rinj.